QESARATI
✤ Fshat në rrethin e Tepelenës (VP). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Toç, Anëvjosë, Iliras, Koshtan, Kamçisht, Amanikaj, Xhaxhaj, Kalivaç; popullsia. gjithsej 4200 banorë. Q. është fshat i lashtë. Përmendet si qendër antike që në shek. III p.e.r. Në periferi të Q. janë gjetur copa dhe gdhendje prej mermeri, mbeturinat e një bs nje publike dhe mjaft objekte të tjera. Më 1908 në fshatin Koshtan u hap shkolla e parë shqipe e rrethit.
Këshilli NÇ u ngrit në prill 1943, më 10.8.1943 në afërsi të Q. (Kalivaç) u krijua batalioni partizan «Baba Abazi». Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Bën pjesë në koop. e bashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës. Kultivohen fiku, ulliri etj. Q. ka shkollë të mesme bujqësore, muze, qendër shëndetësore, spital, rrjet tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Qesarati
[cite]