QILIMAT
✤ Shtroja me përmasa të ndryshme, të punuara në vegjë me fije të trashë leshi, pambuku etj., që përfshijnë veç Q. edhe sixhadet, velenxat, rrugicat etj. Vendi ka tradita të lashta në punimin e llojeve të ndryshme të shtrojave me vegjë prej druri (avlëmend). Të njohura kanë qenë sidomos Q. e Kosoves, Kukësit, Korçës etj. që shquhen nga motivet komhëtare, me thurje e ngjyra të larmishme. Para Çlirimit konkurrenca’ e prodhimeve të fabrikuara e të importuara nga jashtë ndikoi në rënien e prodhimit të shtrojave të ndryshme dhe zeja e tyre filloi të zhdukej në shumë krahina të vendit. Më 1946 në disa rrethe të vendit filluan të ngrihen koop. artizanati për prodhimin e Q. dhe sixhadeve, të cilat më 1967-1969 u shndërruan në ndërmarrje. Sot ka disa ndërmarrje të tilla si .në Korçë, Tiranë, Kavajë, Krujë, Kukës etj. në të cilat punojnë kryesisht gra e vajza. Prodhohen Q. e sixhade llojesh të ndryshme, me shumë nyja, rne motive kombëtare e vizatime të përpikta, me ngjyra të harmonizuara. Një pjesë e madhe e këtyre prodhimeve eksportohet.

(K. Fa.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qilimat


[cite]