QIMËZA E MUSHKËRIVE


QIMËZA E MUSHKËRIVE
✤ (Dictiocaulosis). Sëmundje parazitare kronike e kafshëve shtëpiake dhe e shpendëve e shkaktuar nga disa krimba shumë të hollë. Shfaqet me procese bronkopneumonie, si pasojë e të cilave bagëtia ul prodhimin, rritet e dobët dhe mund të ngordhë. Q. e M. më shpesh ndeshet në dhen e dhi. Q. e M. është e njohur në të gjithë botën. Infestimi ndodh në kullotë ose në stalla nga ushqimi, piehu, shtresa dhe nga sende të tjera të përlyera me larva. Mjekimi bëhet me lugol e me preparate të tjera me bazë squfuri. Parambrojtja mbështetet në dehelmintizimet profilaktike, në kullotjen e veçantë të kafshëve të reja e në trajtimin e mirë ushqimor të bagëtisë. Studimet e kryera gjatë viteve 1978-1980 treguan se, si rezultat i masave që janë marrë, në Shqipëri. invazioni në të leshtat ishte 15.2% ndaj 73% që ka qenë gjatë viteve 1950-1951.

(A. Çu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qimëza E Mushkërive


[cite]