QINAM-RADOVICKA
✤ Fshat në rrethin e Kolonjës (VP), në shpatin VL të malit të Qelqëzës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Kurtesi e P.adovicka me 670 banorë. Këshilli NÇ është ngritur në tetor 1943. Banorët e këtij fshati kanë marrë pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër, e krijuar më 1970. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës dhe rrltja e dhisë. Q.-R. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, ambulancë, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Qinam-Radovicka
[cite]