QINAMI HASAN


QINAMI HASAN
✤ (1868-1943). Veprimtar i Rilindjes dhe i lëvizjes demokratike. Lindi në fshatin Qinam (Kolonjë) në një familje të varfër fshatare. Mori rrugën e kurbetit qysh në moshë të re, duke punuar si shërbyes dhe më pas si kafaz në konsuilatën austriake në Selanik (Greqi). Bashkëpunoi me patriotë të shquar rilindës dhe u aktivizua për dërgimin fshehurazi në Kolonjë dhe Korçë të librave shqipe dhe të materialeve me karakter propagandistik. Më 1912 u kthye nga mërgimi. Në vitin 1914-1920 mori pjesë me armë në dorë në luftën për mbrojtjen e pavarësisë dhe të tërësisë territoriale të shtetit shqiptar: në fillim kundër shovinizmit grek si pjesëtar i forcave të armatosura të udhëhequra nga Sali Butka (shih), dhe më 1920 kundër pushtuesve italianë në Vlorë. Ishte përkrahës i Revolucionit të Qershorit dhe mbeti antizogist deri në fund. Në mars 1941, në kohën e pushtimit të Shqipërisë së Jugut nga ushtria greke, u internua prej kësaj në Greqi nga ku u kthye në tetor 1941. Simpatizoi Luftën ANC dhe e ndihmoi atë.

(V. Q.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qinami Hasan


[cite]