QIRAJA
✤ Kontratë me të cilën «njëra palë (qiradhënësi) detyrohet t’i japë palës tjetër (qiramarrësit) kundrejt shpërbiimit një send të caktuar në përdorim të përkohshëm» (neni 266 i Kodit Civil). Kontrata e qirasë mund të jetë si për sende të luajtshme, ashtu dhe për sende të paluajtshme, të cilat përdoren për qëilime të caktuara. Q. quhet edhe shpërblimi që paguan qiramarrësi për përdorimin e sendit’. Në RPSSH sipas Kodit Civil, Q. caktohet në bazë të tarifave të miratuara nga organet shtetërore, për të siguruar harmonizimin e interesave të palëve kontraktuese. Lioji kryesor i kontratës së Q. sot është Q. e banesës. Në RPSSH shpërblimi i parashikuar për të është aq i vogël, sa ka karakter simbolik.

(N. B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qiraja


[cite]