QIRIAZI PARASHQEVI


QIRIAZI PARASHQEVI
✤ (1880-1970). Atdhetare dhe veprimtare për arsimimin e gruas shqiptare. Pasi mbaroi studimet në Uimins Kollixh (Stamboll 1904) u kthye në atdhe dhe iu kushtua mësuesisë. Shërbeu në shkollën shqipe të vashave (Korçë). Më 1909 botoi në Manastir «Abetare për shkollat e para», duke zënë vend në historinë e shkollës shqiptare si e para grua autore tekstesh shkollore. Në shkrimet e saj shfaqi pikëpamje demokratike të përparaara për kohën; ishte për arsimin fillor falas (të detyruar) të shtrirë edhe në fshatra, për organizimin e shkollave të mbrëmjes dhe të universitetit popullor. Ajo shtroi gjithashtu nevojën e organizimit të institucioneve kulturore në Shqipëri, si ngritjen e bibliotekave në qytete, themelimin e një shtëpie botuese etj. Më 1908 mori pjesë si delegate në Kongresin e Manastirit. Qe një nga themelueset kryesore të shoqërisë së grave «Y11’ i Mëngjesit* (Korçë, 1909). Me bashkëpunimin e së motrës Sevasti Qiriazi (shih) përgatiti dhe botoi në mërgim revistën «Ylii i Mëngjezit* (1917). Mori pjesë në Konferencën e Paqes (Paris, mars 1919) si përfaqësuese 6 shqiptarëve të mërguar në Amerikë. U kthye në Atdhe më 1921 dhe vazhdoi të merrej me çështje arsimore e kulturore. Pas Çlirimit, në moshë të thyer botoi kujtime nga veprimtaria e saj patriotike.

(Sli.O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qiriazi Parashqevi


[cite]