QIRJAZI GJERASIM


QIRJAZI GJERASIM
✤ (18S1-18S4). Atdhetar, pedagog dhe publicist. Lindi në një familje patriote kolonjare të vendosur në Manastir. Punoi për përparimin e shkollës shqipe. Bashkë me motrat Sevasti e Parashqevi Qiriazi hapi shkollën e njohur shqipe për vajza në Korçë më 1891. Libri i tij «Hristomathi» (1902) ndihmoi për edukimin patriotik. Organizoi në Korçë shoqërinë «VëlIazëria» për të ndihmuar shkollën e vajzave dhe për përhapjen e arsimit në fshat. Si iluminist, e shihte padijen si pengesë për përparimin e kombit. Për veprimtarinë e tij u ndoq nga pushtuesit dhe reaksionarët.

(B. De.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qirjazi Gjerasim


[cite]