QYMYRI BITUMINOZ


QYMYRI BITUMINOZ
✤ Lëndë e djegshme natyrore, ndërmjetëse midis bitumit dhe qymyrgurit. Ka ngjyrë të zezë, është i thërmueshëm, i djegshëm si qymyrguri dhe shkrin në temperaturë më të lartë se bitumi.

Në Shqipëri gjendet bashkë me bitumin natyror në Selenicë, ku njihet tradicionalisht edhe me emrat skërkallë dhe zhavor bituminoz, për ta dalluar nga bitumi natyror. Q. B. i Selenicës ka përmbajtje karboni të lirë 70-92% dhe fuqi kalorifike 14,7-31,5 MJ/kg (3500-7500 kkal/kg). Fraksionet e lehta që çlirohen janë më pak se 30%. Kohët e fundit ky Q. B. ka filluar të përdoret për prodhimin e kokut për metalurgjinë

(F. Di.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qymyri Bituminoz


[cite]