QYMYRI I DRURIT


QYMYRI I DRURIT
✤ Lëndë e djegshme e përftuar nga karbonizimi i lëndës drusore në mjedis të mbyllur e me pak ajër. Është i zi, poroz, dhe thith lagështi. Q. i D. më i mirë përgatitet me dru ahu, lisi, shkoze e dushku.

Në Shqipëri është përdorur që në lashtësi si lëndë e djegshme për nevojat shtëpiake, për farkëtari e zeje të tjera. Për shkrirjen dhe punimin e metaleve ka qenë përdorur eshka, një 11 oj Q. D. nga druri i gështenjës, maresë, shqopës etj. Në shek XV për përgatitjen e barutit përdorej Q. D. nga majat njëvjeçare të lajthisë. Prodhohej nga sipërmarrës e zejtarë të veçantë (qymyrxhinjtë), nga të cilët më të njohur ishin ata të Korçës, Përmetit, Dibrës etj., në furra të posaçme («kamina»). Lënda drusore mbulohej më baltë e hi dhe digjej. Pas Çlirimit, deri në vitet 60, Q. i D., prodhohej nga ind. e drurit (shih), për të shfrytëzuar mbetjet e lëndës drusore të pyjeve si rrënjë, cungje, degë dhe maja të drurëve. Me zhvillimin e ind. së drurit e të letrës, sasia e mbetjeve të lëndës drusore ka ardhur vazhdimisht duke u pakësuar dhe si rrjedhojë u ndërpre prodhimi i Q.

të D. në pyje. Sot prodhohet eshkë për farkëtari si dhe Q. D. i aktivizuar, nga mbetje drusore, bërthama ulliri etj., që përdoret në ind. ushqimore, farmaceutike etj.

(P. Ga.-Ha.Ha.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qymyri I Drurit


[cite]