QYMYRI KOK
✤ Lëndë e djegshme artificiale që prodhohet nga qymyrguri (koku i qymyreve) në uzinën e kokut të Kombinatit Metalurgjik «Çeliku i Partisë* në Elbasan.
Prodhohet edhe nga mbetjet e rënda të naftës (koku i naftës) në impiantin e kokzimit të Uzinës së Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh. Koku i naftës përdoret si lëndë e djegshme dhe reduktues në metalurgji. Përdoret në metalurgjinë e hekurit, të metaleve me ngjyra, në prodhimin e karburit të kalciumit dhe për pjekjen e gëlqeres. Punohet për ta përdorur atë edhe në prodhimin e elektrodave.
(Ha. Ha.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Qymyri Kok
[cite]