QYTET-MUZE
✤ Qendër qytetare, e cila, për vlera historike të rëndësishme urbanistike e arkitekturore, vihet në mbrojtje shtetërore, ruhet dhe restaurohet sipas rregulloreve të veçanta. Me vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave, më 1961 janë shpallur qytet-muze Berati dhe Gjirokastra. Në të dy këto qytete-muze janë ngritur Degët e Monumenteve të Kulturës në varësi të Institutit të Monumenteve të Kulturës, të cilat mbi bazën e studimeve dhe projekteve të hartuara nga specialistët zbatojnë punimet e restaurimit.
(Iz. H.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Qytet-Muze
[cite]