RADOHINA


RADOHINA
✤ Mal në Bjeshkët e Namuna të Alpeve Shqiptare në rrethin e Shkodrës, me lartësi 2570 m. Shtrihet midis luginës së Thethit nga JL dhe luginës së Cemit të Vuklit nga VP. Në VL e JP vazhdon me Bjeshkët e Namuna (shih). Është i ndërtuar tërësisht nga gëlqerorë e doiomite të mesozoit. Ka formën e një kubeje me shpate shumë të pjerrët. Shpatet VP e JL jbien thikë përkatësisht në gropën e Livadhit të Bogës dhe në atë të Thethit, ndërsa nga VL e JP rrethohet nga cirqe të shumta akullnajore të gropës së Kllogjenit e të asaj të Radohinës. Në të dy anët e R. ngrihen dhe dy maja të tjera, ajo e Vishnjes në VL (2517 m) dhe Maja e Thatë në JP (2543 m). R. është krejtësisht e zhveshur nga himësia.

(Gj. G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Radohina


[cite]