RAJONIZIMI FIZIKO-GJEOGRAFIK


RAJONIZIMI FIZIKO-GJEOGRAFIK
✤ Ndarja e territorit të vendit në njësi më të vogia. me kufij të qartë dhe karakteristika natyrore të veçanta, të formuara historikisht gjatë proeesit ts evolucionit paleogjeografik. Bazohet në veçoritt specifike të pozitës gjeografike, në ndërtimin gjeclogjik, në tektonikën e në përbërjen litologjike. në gjeomorfologjinë, në klimën, tokat dhe bimësinë e një treve. Në Shqipëri si njësia më e madhe e R. F. GJ. është pranuar krahina (o=e treva), pas së cilës vjen zona dhe nënzona. Rajonizimi 1 parë i Shipërisë, me vlera shkencore është ai i A. Buesë (shih), i cili dalloi 3 krahina (treva) të mëdha: Shqipëria e Lartë (e Sipërme), Shqipëria e Mesme dhe Shqipëria e Ulët e Poshtme). R. F.-Gj. të tjera janë bërë edhe në fillim të shek. XX nga studiues të huaj. Zh. Surkar (shih) bazuar kryesisht në ndërtimin gjeriogjik dhe veçoritë gjeomoriologjike, veçon 4 irahina natyrore: Alpet e V, Boshti malor i Shqipërisë së Mesme (nga Drini në V deri në Devo~hn e Poshtëm dhe Osumin e Sipërm në J), vargfet e Shqipërisë P e JP (d.m.th. gjithë malet e Shqipërisë J), dhe fusha bregdetare (nga Shkodra në Vlorë). H. Luis (shih) bazuar gjithaslitu në kritsre natyrore, shquan katër treva të mëdha: Shqipëria e Ulët, Epiri shqiptar (ajo që sot quhet Xrahina Malore Jugore), Shqipëria e Brendshme Jugore dhe Shqipëria e Brendshme Veriore, ku futen edhe Alpet Shqiptare.

Nga studiues shqiptarë është bërë një R. F.Gj. i Shqipërisë nga A. Gashi (shih) rnë 1933, i dli veçon dy treva: viset malore dhe viset fushore. Pas Çlirimit Aqif Selfo bëri një R. F. Gj. të Shqipërisë më 1953, duke dalluar 3 krahina të mëdha hatyrore: Alpet Shqipiare, Shqipërinë e Brendshme dhe Shqipërinë Bregdetare. Ky rajonizim mbeti në përdorim për një kohë të gjatë. Vitet e fundit, mhi bazën e arritjeve në të gjitha shkencat që studiojnë natyrën e Shqipërisë, është përpunuar një skemë e re e R. F.-Gj. të Shqipërisë që pasqyron në’inënyrë më të plotë e më të argumentuar ndryshimet e brendshme natyrore midis pjesëve të veçanta të vendit. Sipas tij Shqipëria ndahet në 4 krahina të mëdha natyrore (njësi të rangut të parë): Alpet Shqiptare, Krahina Malore Qendrore, Krahina Malore Jugore dhe Vltësira Bregdetare (shih). Secila krahinë ndahet në zona (njësi të rangut të dytë) ahe secila zonë në nënzona( njësi të rangut të tretë). _ (Me. K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rajonizimi Fiziko-Gjeografik


[cite]