RAJONIZIMI HIDROGJEOLOGJIK


RAJONIZIMI HIDROGJEOLOGJIK
✤ Ndarja e një treve të tokës në rajone, që kanë kushte të njëjta të formimit të ujërave nëntokësore, të sasisë dhe cilësisë së tyre. Shqipëria ndahet në pesë zona hidrogjeologjike brenda të cilave dallohen rajonet hidrogjeologjike që lidhen me struktura gjeologjike më të vogla e që karakterizohen nga mbizotërimi i një tipi të caktuar ujërash nëntokësore. Zona e Korabit është shumë e varfër në ujëra nëntokësore për shkak të çashmërisë shumë të ulët që kanë shkëmbinjtë rreshporë mbizotërues. Zona e Mirditës, në të cilën janë shumë të përhapur shkëmbinjtë magmatikë, ka ujëmhajtje të ndryshme. Sasira të rëndësishme uji këtu ka veiëm nëpër shkëputje tektonike. Ndodhen gjithashtu rreth 10 rajone të pasura me ujëra karstike, si ai i Malit me Gropa, i Malit të Thatë etj. Në gropën e Burrelit dhe atë të Mokrës në depozitimet molasike ndeshen ujëra arteziane, por veçanërisht e pasur me ujëra të tilla është fusha e Korçës. Zona e Alpeve Shqiptare, e ndërtuar kryesisht nga gëlqerorë e dolomitë, është shumë e pasur me ujëra karstike, një pjesë e madhe e të cilave derdhen në Liqenin e Shkodrës në rrugë nëntokësore. Zona e Krastës-Cukaiit është në përgjithësi e varfër në ujëra nëntokësore sepse është ndërtuar kryesisht nga flishi jo ujëmbajtës. Zona Adriatiko-Jonike ka shumë struktura antiklinale të ndërtuara nga shkëmbinj karbonatikë, të pasura me ujëra karstike, të cilat ndahen nga struktura sinklinale, të mbushura nga flishi e që janë të varfra në ujëra nëntokësore. Në pjesën e ulët P të kësaj zone gjenden dy pellgje të mëdha arteziane, ai i Tiranës dhe ai Pranadriatik. Në pjesën më të thellë të këtyre pellgjeve, në shkëmbinjtë gëlqerorë, ka ujëra sulfurore me kripëzim të lartë; mbi to në depo— zitimet molasike ka ujëra sulfurore metanore,. si dhe ujëra të freskëta. Sipërfaqe të gjera të këtyre pellgjeve janë të mbushura me depozitime. zhavorore, shumë të pasura me ujëra nëntokësore të freskëta, të cilat përdoren gjërësisht për furnizimin e popullsisë dhe të ekonomisë. (R. E.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rajonizimi Hidrogjeologjik


[cite]