RAJONIZIMI KLIMATIK
✤ Ndarja e territorit të një vendi në zona e nënzona e në njësi të tjera më të vogla me kushte klimatike pak a shumë të njëjta, duke u mbështetur në regjimin shumëvjeçar të elementeve meteorologjike që rrjedhitt nga një radhë faktorësh (pozita gjeografike, lartësia absoluie, largësia nga deti etj.),
Megjithëse përpjekje për R. K. të Shqipërisë janë bërë edhe para Çlirimit, si rajonizim i parë mund të merret ai i Drejtorisë së Shërbimit Hidrometeorologjik të Institutit të Shkencave (1355). Në këtë R. K. të Shqipërisë territori ndahet në 3 zona me nga 3 nënzona: I. Mesdhetare atlantike (V, qendrore e J); II. Kalimtare (V, qendrore e J,); III. Mesdhetare kontinentale (V, qendrore e J). Bazohet në dukjen e masave ajrore detare ose kontinentale të ftohta a të ngrohta, që mbizotërojnë në periudha të ndryshme të vitit.
Grumbullimi i të dhënave të shumta meteorologjike bëri të mundur një R. K të ri të vendit të bazuar në kritere më shkencore që u paraqit më 1972 në studimin «Klima e Shqivërisëx (shih).
Sipas këtij R. K. territori i Shqipërisë ndahet. në 4 zona klimatike me 13 nënzona: I. Zona mesdhetare fushore (shih) më nënzonat V, qendrore e J; II Zona mesdhetare kodrinore (shih) me nënzonat V, qendrore, JL e JP; III. Zona mesdhetare paramalore (shih) me nënzonat V e J; IV. Zona mesdhetare malore (shih) me nënzonat V, L, JL e J.
(A. Mi.).
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Rajonizimi Klimatik