RAJONIZIMI SIZMIK
✤ Në vitet 60 ka hyrë në përdorim R.T. i vendit, që paraqitet edhe në Hartën tektonike të Shqipërisë (shih). Sipas këtij rajonizimi Albanidet (shih). ndahen në të brendshme e në të jashtme dhe brenda tyre shquhen zona e nënzona të veçanta, si dhe njësi të tjera tektonike të një rendi më të ulët. Në Albanidet e brendshme përfshihen Zona e Korabit, Zona e Mirditës, Zona e Gashit (shih), ndërsa në Albanidet e jashtme përfshihen Zona e Alpeve Shqiptare, Zona e Krastë-Cukalit, Zona e Krujës, Zona Jonike, Zona e Sazanit (shih). Në Albanidet e brendshme shquhet edhe Ultësira e Brendshme (shih), e përbërë nga disa gropa të veçanta, ndërsa në Albanidet e jashtme shquhet Uitësira Pranadriatike (shih).
(R. Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Rajonizimi Sizmik
[cite]