RAJONIZIMI TEKTONIK
✤ Ndarja e territorit të një vendi në njësi të mëdha gjeologjike, që shquhen nga evolucioni paleogjeografik dhe stili tektonik. Zakonisht si njësi bazë pranohen zonat tektonike ose strukturalo-faciale. Përpjekje për R. T. të Shqipërisë janë bërë që në fillim të shek. XX nga F. Nopça (shih), Zh. Burkar (shih) etj., të cilët veçuan dhe emërtuan zona të ndryshme tektonike si Zona e Mirditës, Zona e Alpeve Shqiptare etj. Disa nga këto zona kanë shërbyer si etalon për shquarjen e zonave analoge në trevat fqinjë të Gadishullit Ballkanik. Pas Çlirimit janë bërë edhe variante të R.T. për pjesë të veçanta ose për gjithë territorin e Shqipërisë, duke veçuar zona të ndryshme. Në disa rajonizime, të bëra nga specialistë të huaj ka interpretime të pasakta të stilit tektonik të Albanideve, të cilat janë hedhur poshtë nga studimet e gjeologëve tanë.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Rajonizimi Tektonik
[cite]