RAKIA
✤ Pije e fortë alkoolike që nxirret nga distilimi i lëngjeve të frutave të fermentuara, në kazanë që ngrohen me zjarr të drejtpërdrejtë ose me avull. Më të njohura janë R. e rrushit, R. e kumbullës, R. e manit etj.
R. e’ rrushit përftohet nga distilimi i verës ose mushtit të rrushit me gjithë bërsi. Është e tejdukshme dhe pa ngjyrë. Pasi futet në voza lisi pas një farë kohe merr ngjyrë të çelët ari që pas vjetërimit disavjeçar kalon deri në të murrme të hapur. Për prodhimin e R, të cilësisë së lartë përdoret rrushi i bardhë ose i kuq, që fermentohen, duke i hequr frenjat dhe bërsitë. Kjo arrihet edhe po të zihet me kujdes në kazanë bakri me zjarr të drejtëpërdrejtë. R. e rrushit me gradë alkolike të lartë (21-24°) kur trazohet formon një rruazë të madhe dhe që zhduket shpejt, ndërsa kur R. ka gradë alkoolike të ulët (17-18°) formohen një shumicë rruazash të vogia dhe të qëndrueshme. Të përmendura për R. e rrushit të pilësisë së lartë janë krahina e Përmetit, e Skraparit etj. Sot Ind. e pijeve (shih) prodhon R. e rrushit të cilësive të ndyshme.
R. e kumbullës nxirret nga distilimi i kumbuilave pa bërthamë. Është e njohur R. e kumbullës e disa krahinave me klimë të ftohtë si e Dibrës, Tropojës, Kolonjës, Korçës etj.
R. e manit nxirret nga distilimi i manave të zinj, që rriten në disa fshatra të rrethit të Korçës (Drenovë, Boboshticë).
Para Çlirimit R. në Shqipëri prodhohej në gjithë vendin nga ekonomitë shtëpiake ose nga zejtarë të veçantë, duke përdorur kazanë bakri me llullë, që ngroheshin me dru zjarri. Pas Çlirimit me ngritjen e fabrikave të verës e të R. e me zhvillimin e ind. së pijeve edhe R. filloi të prodhohej kryesisht në rrugë industriale duke përdorur kazana distilimi prej bakri me vëllim 3 deri 12 hl, që ngrohen me avull.
(V. Z.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Rakia