RAVGNIKU


RAVGNIKU
✤ Fshat në rrethin e Korçës (JP). Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Drenovës (shih). Banorët kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Këshilli NÇ u ngrit më 17 tetor 1942. Më 1943 nazistët gjermanë dhe forcat balliste dogjën, masakruan dhe e plaçkitën fshatin. Fshati u çlirua në tetor 1944. Koiektivizimi i bujqësisë’ u bë më 1946. Bën pjesë në koop. e bashkuar të Drenovës. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës, i bimëve foragjere, i panxharit të sheqerit. R. ka shkollë të ciklit të ulët, vatër kulture, shtëpi-muze, ambulancë, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ravgniku


[cite]