REÇI
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës (V) në rrëzë të Alpeve. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Grizhë (shih). Burimet arkivale tregojnë se fshati është banuar që në shek. XV. Fshatarët e R. kanë marrë pjesë në luftërat kundër pushtuesve osmanë. Është e përmendur beteja e v. 1612 kundër një ushtrie osmane e nisur nga Podgorica, që sulmoi Malësinë e Madhe. Në Luftën ANÇ reçianët kanë marrë pjesë gjallërisht. Këtu është zhvilluar lufta e R. 30-31 gusht 1943 (shih). Këshilli NÇ u formua në vjeshtë 1942. Koop. bujqësore u krijua më 1959., R. bën pjesë në koop. e bashkuar «Partizani» që u krijua më 1970. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, duhanit dhe rritja e bagëtive të imëta. R. ka shkollë 8-vjeçare, shkollë të mesme pa shkëputje nga puna, qendër shëndetësore, shtëpi kulture, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Reçi


[cite]