REALIZMI SOCIALIST


REALIZMI SOCIALIST
✤ Metodë krijuese e letërsisë artistike dhe e arteve, që u formua pas fitores së revolucionit popullor në Shqipëri, fitore e cila shënoi një kthesë të madhe në historinë e vendit dhe në jetën shpirtërore të popullit.

R. S. i zgjedh, i interpreton dhe i vlerëson faktet e dukuritë e jetës nga pozitat e socializmit shkencor, i cili, siç dihet, për herë të parë në historinë e njerëzimit zbuloi dhe shpjegoi ligjësoritë objektive të . jetës .historike të shoqërisë, tregoi bashkëveprimin e ndërlikuar diaIektik midis anëve të ndryshme të ietës sho~ qërore në zhviliimin e saj revolucionar. Shkrimtarët dhe artistët që i përkasin R. S. si rrymë e arejtim letrar-artistik e shohin botën në mënyrë të re, nxjerrin në pah kontradiktat e thella, hetojnë ato forca që janë të afta për ta shndërruar jetën, i hapin lexuesit e spektatorit perspektivën e së ardhmes. Heroi i ri, pasqyrimi i masave popullore si forcë vendimtare e historisë, partishmëria komuniste, karakteri kombëtar dhe fryma popullOre janë tiparet karakteristike të letërsisë dhe të arteve tona të R’ S. Metoda e re krijuese u jep mundësi shkrimtarëve dhe artistëve që karakteret tipike t’i pasqyrojnë jo vetëm në rrethana tipike të formuara prej kohësh, por edhe në perspektivën e zhvillimit të tyre, paraqitur kjo në mënyrë konkrete-historike.

R. S. në letërsinë dhe artet shqiptare u shfaq në vitet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, dhe procesi i formimit të tij të plotë u krye në fillim të viteve 60.

Krahas shkrimtarëve që morën pjesë në lëvizjen antifashiste çlirimtare pas Luftës në përpjekjet për krijimin e letërsisë e të arteve të reja u rreshtuan edhe autorët përparimtarë të periudhës së mëparshme. Që në krye morën zhvillim mjaft lloje por sidomos poezia, e cila shprehu harenë për fitoren mbi armiqtë dhe entuziazmin për agimin e jetës së re. Në një varg veprash u tregua fryma e lartë heroike që shqoi vitet e luftës çlirimtare. Notat heroike romantike si prirje në pasqyrimin e madhështisë së heroizmit popullor bashkëjetuan në krijimtari me synimin për t’i paraqitur njerëzit në rrethana konkrete jetësore. Krijuesit treguan interesim edhe për elementet e reja socialiste që nisën të shfaqen në jetë dhe në ndërgjegjen e njerëzve, për procesin e formimit të njeriuttëri.

Letërsia e artet u rritën në luftë me orvatjet e armiqve të ndryshëm për të penguar ecjen e tyre në rrugën e realizmit socialist, orvatje që u dërrmuan në fund të viteve 50. Periudha që pasoi u karakterizua nga një zhvillim i hovshëm i krijimtarisë; prirja për të depërtuar më thellë në ngjarjet e së kaluarës dhe të sotmes dhe për t’u ngritur në një shkallë më të lartë nga ana artistike profesionale përbëjnë tiparet dalluese të kësaj periudhe. Hovi që përjetoi letërsia u shfaq në lindjen e romanit (shih). Një gjallërim i dukshëm u vërejt edhe në Iëmin e dramës (shih: Dramaturgjia), poezia (shih), u pasurua më tej

në brendi dhe në formë, e po ashtu piktura, muzika (shih) etj.

Hyrja e vendit në vitet 60 në fazën e ndërtimit të plotë të shoqërisë soeialiste shënoi në historinë e krijimtarisë një periudhë të re, kur u thelluan dhe u forcuan tiparet e procesit ietrar-artistik të mëparshëm, si rrokja e gjerë e realitetit socialist, . paraqitja me vërtetësi e kontradiktave të jetës në dinamizmin e saj, zbulimi i thellë dhe i shumanshëm i botës shpirtërore të njerëzve, larmia

e formave dhe mjeteve të pasqyrimit artistik të jetës. Lidhur ngushtë me këto, krijimtaria

u pasurua me një varg individualitetesh të spikatura. Në vitet 60-70 u arritën suksese të rëndësishme në pasqyrimin më të gjërë dhe më të plotë të periudhës së Luftës ANÇ. Në romanet p.sh. u zbulua lufta e ashpër midis popullit dhe armiqve, roli udhëheqës dhe drejtues i komunistëve, formimi i një qëndrimi të ri të masës ndaj jetës, u treguan në pamje të gjalla artistike ligjësoritë e zhvillimit historik që çuan në ngadhënjimin e revolucionit popullor. Shumë vepra të kësaj kohe ndihmuan në zgjerimin e sferës së pasqyrimit të jetës socialiste. Vëmendjen krijuese e tërhoqën si realiteti bashkëkohor, ashtu edhe ngjarje të viteve të mëparshme të ndërtimit socialisi. Ngadhënjimi. i marrëdhënieve socialiste, formimi i fizionomisë shpirtërore të njeriut të ri, kontradiktat e reja të jetës në zhvillimin e saj përpara, lufta kundër shfaqjeve të huaja morale e ideologjike, si burokratizmi, konformizmi, liberalizmi, forcimi i familjes socialiste janë trajtuar në veprat e brezave të ndryshëm: Në vitet kur shpërtheu hapur tradhtia revizioniste, shkrimtarët e artistët frymëzuan masat për t’i bërë ballë heroikisht ‘bllokadës borgjezo-revizioniste. U botuan, u shfaqën, u krijuan, u ekzekutuan një varg veprash në Uoje e gjini të ndryshme, në të cilat u pasqyrua fryma e paepur dhe gjallëria e popullit shqiptar në shekuj e shpirti liridashës, u shpreh besimi në aftësinë e tij për të përballuar me burrëri vështirësitë dhe rreziqet e reja që i kanoseshin. Dëshmi e gjallë e hovit të letërsisë në këtë periudhë është përparimi që shënoi romani historik dhe romani që përshkruan jetën e. masave popullore në të kaluarën. Vijoi të ecë më tej leiërsia satirike (shih), e cila goditi dukuritë negative që pengojnë forcimin e marrëdhënieve soeialiste dhe revolucionarizimin e jetës. Vitet 60-70 janë periudha e një zhvillimi të mbarë të letërsisë për fëmijë (shih), e cila pasurohet me vepra të llojeve të ndryshme letrare. (R. B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Realizmi Socialist


[cite]