Receptorët e prekjes
Në pjesët më të thella të saj, lëkura përmban edhe disa struktura shumë të vogla, të lidhura në anët e tyre me zgjatimet e nervave te ndjeshmërisë. Këta janë receptorët (marrësit) e prekjes. Pikërisht këta na japin ndjenjën e prekjes dhe na njoftojnë kur një send është i ftohtë ose i ngrohtë, i butë ose i ashpër etj.
Ngacmimet e ndryshme që marrim nga mjedisi rrethues, receptorët, nëpërmjet nervave të ndjeshmërisë, i transmetojnë në tru, i ciii i regjistron dhe i përcakton. Në këtë mënyrë organet e prekjes na ndihmojnë të dallojmë ngacmimet e dëmshme, na japin mundësinë të mbrohemi prej tyre, të mënjanojmë plagosjet etj. Lëkura pra jo vetëm e mbulon trupin tonë, por edhe e mbron atë.