(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
Fryma e ndryshimit në organizimin e jetës kishtare në periudhën e Rilindjes Europiane. Rilindja Europiane me shndërrimet e saj të përveçme në jetën e Kishës. Karakterizohet nga slogani “të kthehemi tek burimi”. Reforma tronditi autoritetin e Kishës, në emër të spastrimit të jetës së saj prej deformimeve të klerit. Simbol i Reformës konsiderohet përkthyesi i Biblës gjermanisht, Martin Luteri. Në emër të reformës u kërkua tejkalimi i rolit imperial dhe përjashtimor të latinishtes si gjuhë e vetme liturgjie. Nën ndikimin e ideve të Reformës, Selia e Shenjtë, pak kohë më vonë, ndërmori Kundërreformën, duke shprehur përmes saj pothuajse të njëjtat synime, veçse jo si iniciativa kundërshtare, por si iniciativa të brendshme.
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë