REFORMA AGRARE


REFORMA AGRARE
✤ Revolucioni i parë në marrëdhëniet ekonomiko-shoqërore të fshatit që kreu diktatura e proletariatit në RPS të Shqipërisë. Ajo shënoi shndërrimin demokratik të marrëdhënieve të pronësisë mbi tokën, zhdukjen përfundimisht të mbeturinave të feudalizmit në ekonomi dhe të klasës së çifligarëve, si dhe kufizimin e thellë të së drejtës së pronës private mbi tokën.

Ligji mbi R. A. u shpall më 29 gusht 1945 dhe u plotësua me shtojcën e shpallur në 27 maj 1946. Sipas ligjit u shpronësuan dhe u tjetërsuan me detyrim e pa shpërblim tokat pronë e shtetit çifligaro-borgjez, prona e çifligarëve dhe e institucioneve fetare, e gjithë toka private që kalonte madhësinë e parashikuar prej ligjit (mbi 5 ha). Pjesa më e madhe e tokës së shpronësuar iu shpërnda falas fshatarësisë punonjëse sipas parimit «Toka i përket atij që e punon». Pjesa fjetër e tokës u shpall tokë shtetërore dhe mbi bazën e saj u krijuan ndërmarrje shtetërore.

R. A. krijoi kushtet paraprake për shndërrimin socialist të hujqësisë. Pikërisht në këtë periudhë nisi edhe ngritja e koop. të para bujqësore në fshat. R. A. shërbeu për të forcuar aleancën e klasës punëtore me fshatarësinë punoajëse, si dhe lidhjen e fshatarësisë me Pariinë dhe pushtetin popullor. R. A. si çdo masë revolucionare që ndërmori diktatura e proletariatit në interes të masave punonjëse u krye nëpërmjet një lufte të ashpër klasore, me pjesëmarrjen e gjerë e aktive të masave e sidomos të komiteteve të fshatarëve të varfër (shih). Ndihmesë për zbatimin dhe për reaiizimin e R. A. kanë dhënë Gaqo Tashko, Stavri Marjani etj.

(R. Be.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Reforma Agrare


[cite]