REFORMA AGRARE ZOGISTE
✤ (1930). Pseudoreformë e qeverisë së Ahmet Zogut për të zbutur luftën klasore të fshatarësisë dhe për të qetësuar opinionin publik demokratik, Lufta e fshatarësisë kundër shfrytëzimit të egër çifligar dhe detyrimeve e taksave të rënda shtetërore si dhe kërkesat e rretheve përparimtare e të një pjese të borgjezisë shqiptare, për një zhvillim më të shpejtë të vendit, kishin shtruar çështjen e zbatimit të një reforme agrare demokratike. Për të mënjanuar këtë rrugë klasat reaksionare dhe regjimi zogist përgatitën një pseudoreformë agrare që u dekretua me ligj më 3 maj. Sipas këtij ligji, nga sasia e tokës që kishte pronari i liheshin për familje 40 ha tokë, pjesa tjetër ndahej në 3 pjesë, ndër të cilat 2/3 i liheshin po pronarit për ta shfrytëzuar si dhe më parë dhe vetëm 1/3 u ndahej fshatarëve pa tokë’ kundrejt pagesës. Familjes fshatare nuk i jepej më tepër se 5 ha tokë, sado frymë që të kishte. Por, edhe ky ligj gjysmak, nuk u zbatua sepse klika zogiste e klasat sunduese ishin vetë pronarë tokash. R. A. e Z. e shpallur me bujë dështoi. Vetëm në vitet 1934-1935 u prekën fare pak toka noçalishte nga pronat e shtetit e të bejlerëve çifligarë që iu dhanë disa familjeve të mërguarish politikë kosovarë dhe bujqish pa tokë, të cilët në to gjetën në shumë raste vdekjen. Pas Xryengritjes antizogiste të Fierit R. A. Z. u la në harresë, kurse konflikti midis fshatarëve dhe çifligarëve u ashpërsua më shumë .
(M. Be.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Reforma Agrare Zogiste
[cite]