REGJIMI ZOGIST
✤ (1925-1939). Regjim politik çifligaro-borgjez, antipopullor e antikombëtar. U vendos në dhjetor të IS24 me anë të kundërrevolucionit dhe me ndihmën e imperialistëve dhe të qarqeve reaksionare të vendeve fqinje. Në vitet 1925-1928 mori formën republikane, ndërsa në vitet 1928-1939 formën monarkike. Në krye të tij, nga fillimi deri në fund, ishte përfaqësuesi i reaksionit çifligaro-borgjez Ahmet Zogu, i cili, si president kishte fuqi të mëdha, ndërsa si mbret fitoi fuqi të pakufizuara. Baza shoqërore e diktaturës ishin forcat më reaksionare të vendit, çifligarët e feudalët, bajraktarët, borgjezia e madbe tregtare, kleri reaksionar, nëpunësit e lartë. Pasi likuidoi me dliunë të drejtat dhe organizatat demokratike, R.. Z. vendosi një gjendje terrori në vend. Nën maskën e «legalitetit», forcoi aparatln burokratik, shtoi shtypjen e shfrytëzimin e masave punonjëse, luftoi egërsisht kundër lëvizjeve revolucionare dhe ndoqi politikën e «dyerve të hapura». R. Z. u dha koncesione në të gjitha fushat fuqive të mëdha imperialiste e shteteve fqinje ballkanike sidomos Italisë fashiste, e cila me ndihmën politike, ushtarake dhe ekonomike-finaneiare që i dha R. Z. u bë një faktor themelor për mbajtjen në këmbë të tij. R. Z. nga vartësia prej monarkisë jugosllave shpejt ndërroi kurs dhe leioi që në Shqipëri të vendosej protektorati italianë më anë të pakteve të Tiranës (1926-1927), të marrëveshjeve italoshqiptare 1936 etj. Pas shpalljes së monarkisë, R. Z. u zhyt me thellë në kontradikta të pazgjidhshme ekonomike-shoqërore e politike ahe përjetoi periudha krizash të rënda e situatash të vështira, të cilat u përpoq t’i përballonte me anë të dhunës policore, politikës ekonomike antipopullore si dhe të demagogjisë shoqërore e kombëtare.
R. Z. i premtoi popullit «reforma», ndër to edhe «reformën agrare», por ato mbetën në letër dhe synonin ta zbutnin pakënaqësinë e tij në rritje. Acarimin e përkohshëm në marrëdhëniet shqiptaro-italiane në vitet 1931-1935 R. Z. u orvat ta shfrytëzonte për demagogji kombëtare.
Në gjysmën e dytë të viteve 30 R. Z. u detyrua të ndiqte një politikë pseudoliberale për të mënjanuar shpërtMme të tjera revolucionare si Kryengritja e Fierit (shih), por kaloi shumë shpejt në politikën e ndjekjeve të ashpra e të terrorit kundër lëvizjeve demokratike, punëtore e komuniste dhe i la fushë të lirë veprimi imperializmit italian. Në ditët e agresionit fashist kundër Shqipërisë në prill të vitit 1939 ai u tregua një regjim i kalbur e tradhtar, që sabotoi qëndresën popullore dhe e shiti vendin tek Italia fashiste.
(M. Be.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Regjimi Zogist