REGJISTRI DETAR SHQIPTAR
✤ Institucion në varësi të Ministrisë së Komunikacioneve që kryen kontrollin teknik dhe miraton projektet e ndërtimit të anijeve. U krijua më 1971 mbi bazën e traditave detare të vendit dhe të përvojës të fituar pas Çlirimit. Normat dhe rregullat që zbaiohen janë në përputhje edhe me konventat ndërkombëtare detare. Duke zbatuar kërkesat e klasifikimit të anijeve, regjistri i pajis ato me çertifikata, si çertifikata e aftësisë mbartëse, e vijës së ngarkesës etj. të cilat përcaktojnë gatishmërinë për lundrim gjatë një periudhe të caktuar kohe. Me kërkesën e kapitenit të anijes, kryen kontrolie dhe pajis me dokumente përkatëse edhe anije të huaja që ndoahen në portet e vendit tonë.
(L. Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Regjistri Detar Shqiptar
[cite]