REHOVA
✤ Fshat malor në rrethin e Beratit (J); në kufi me Tepelenën. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Zhapokikë, Panarit, Çorrogjaf, popullsia gjithsej 2000. Si vendbanim është i vjetër. Këshilli NÇ u ngrit në shkurt 1943. U çlirua në qershor 1944. Kolektivizimi u bë më 1957. Koop. e bashkuar «Ramiz Aranitasi» u formua më 1972. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave dhe të qepujkës. R. ka shkollë tëtëvjeçare, muzeun, shtëpinë e kulturës, ‘shtëpinë e lindjes, pikat e shërbimit tregtar e komunal.

✤ Fshat në rrethin e Kolonjës (L), në rrëzë të malit të Gramozit. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Taç (shih). Në P të R. lartësohet një tumë monumentale e kulturës së hershme arbërore. Banorët kanë qenë të përmendur si mjeshtër të punimit të gurit. Shkolla e parë shqipe u çel më 1892. Është vendlindja e piktorëve patriotë Naum Cerja dhe Gjergji e Joani Dhimitri. Banorët e R. kanë marrë pjesë aktive në Luftën ANÇ. Nga fshati dolën 43 partizanë. Janë zhvilluar dy luftime në të cilat ranë shumë dëshmorë. Fashistët italianë internuan 11 fshatarë, burgosën e torturuan shumë të tjerë. Më 1952 në R. u ndërtua hidrocentrali i parë në rrethin e Kolonjës. Kolektivizimi i bujqësisë u krye më 1957, sot bën pjesë në koop. e bashkuar «Rilindja*. Ka drejtim kryesor prodhimin e arithërave. R. ka shkollë 8-vjeçare, ambulancë, vatër kulture e muze, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rehova


[cite]