REKA ADEM


REKA ADEM
✤ (1927-1966). Punëtor komunist revolucionar, shembull i lartë heroizmi për mbrojtjen e pronës socialiste. Hero i Popullit.

Lindi në fshatin Zhirovnicë të krahinës së Rekës (Jugosllavi) në një familje me ndjenja atdhetare. U vendos familjarisht në Durrës, ku gjatë pushtimit fashist u hodh në veprimtari revolucionare. I ri komunist më 1942, partizan në Br. III S (1944).

Pas Çlirimit u mobilizua me të gjitha forcat për ndërtimin e vendit. Mori pjesë në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Peqin. U pranua anëtar i PKSH më 1947. Në gusht 1949 dolli vullnetar për të punuar si marinar i thjeshtë në flotë dhe pastaj në bigën lundruese u shqua për ndërgjegje të lartë, për guxim e frymë revolucionare në punë. Ra heroikisht në krye të de~ tyrës, duke luftuar në ballë të shokëve, për të shpëtuar bigën lundruese, që rrezikohej të mhytej me 17.11.1966.

(M. Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Reka Adem


[cite]