REMASI
✤ Fshat’ në rrethin e Lushnjës (JP). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Gur, Muçias, Karavasta, popullsia gjithsej 2920 banorë. Emri i vjetër i fshatit ka qenë Peras. Këshilli NÇ u ngrit më 1943, u çlirua në tetor 1944. Koop. bujqësore u formua më 1956. Është qendër e koop. së basiiKuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithit, të bimëve industriale dhe rritjen e bagëtive të imëta. R. ka shkollë të mesme bujqësore, grup folklorik, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Remasi


[cite]