RENCI
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës (VL). Bën pjesë në fshatin e bashkuar Guri i Zi (shih). Dëshmohet si vendbanim i lashtë i kohës ilire. Në kodrën në L të tij të quajtur «Qytetëz» ruhen gjurmë të shtëpive të vjetra.

Pas rënies së Shkodrës në duart e pushtuesve osmanë banorët u larguan dhe më vonë u rivendosën rrëzë kodrës. Fshati ka qenë i përmendur për vreshtarinë. Gjatë Luftës ANÇ R. ka qenë bazë për të strehuar partizanët.

Në fshat janë kryer dy aksione kundër pushtuesve gjermanë në 1943 dhe 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. Përfshihet në koop. e bashkuar të Gurit të Zi. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave dhe rritja e bagëtive të imëta. R. ka shkollë të ciklit të ulët, vatër kulture, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Renci


[cite]