RENDIMENTI I PUNËS
✤ Shpreh shkallën e frytshmërisë së punës në procesin e prodhimit. R. i P. matet me sasinë e produktit që nxirret në një njësi kohe (orë, turn, muaj, vit) ose me sasinë e kohës që harxhohet për prodhimin e një njësie produkti. Rritja e R. të P. është një nga ligjet e përgjithshme ekonomike të zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Në shoqërinë kapitaliste, për shkak të kontradiktave antagoniste, si fusha e shtrirjes, ashtu edhe shkalla e veprimit të këtij ligji është e kufizuar. Rritja e rendimentit të punës në kapitalizëm shoqërohet me ngritjen e intensitetit të punës, me shtimin e papunësisë, me rritjen e shfrytëzimit të masave punonjëse etj. Në shoqërinë soeidliste ligji i rritjes së rendimentit të punës shfaqet me gjithë forcën e gjerësinë e tij dhe vepron si një ligj speeifik i socializmit. Për rritjen e R. të P. janë të interesuar drejtpërdrejt ‘vetë masat punonjëse. Faktorët kryesorë që kushtëzojnë rritjen e R. të P. janë: ngritja e nivelit ideopolitik dhe tekniko-profesional të masave punonjëse; thellimi i revolucionit tekniko-shkencor, përsosja e organizimit të prodhimit, të punës dhe të drejtimit, thellimi i emulacionit socialist, përhapja e përvojës së përparuar, kushtet natyrore etj. Në RPS të Shqipërisë R. i P. është rritur nga njëri pesëvjeçar në tjetrin. Në vitin 1983 R. i P. në industri ishte 3,1 herë më i lartë se më 1950. Kongresi VIII i PPSH shtroi detyrën që rendimenti shoqëror i punës të rritet 12-14 përqind, ndërsa R. i P. në industri 13-15 përqind.
(V. Po.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Rendimenti I Punës
[cite]