RENTABILITETI I EKONOMISË KOMBËTARE
✤ Lloji më i lartë i rentabilitetit që llogaritet për të gjithë ekonominë popullore dhe për një periudhë kohe të gjatë. Ky është një rentabilitet i qëndrueshëm dhe i përhershëm që nuk e njeh ekonomia kapitaliste, borgjeze e revizioniste. PPSH problemin e rritjes së R. dhe të efektivitetit të ekorjomisë e shikon dhe e drejton brenda objektivave të planit, gjithmonë në funksion të plotësimit të nevojave të popullit, të kërkesave të ligjit ekonomik themelor të socializmit. Duke luftuar për rritjen e R. të ekonomisë popullore, PPSH ka hedhur tej si të papranueshme, antimarksiste e kapitaliste pikëpamjet dhe masat e marra nga revizionistët modernë, të cilët e kanë shpallur fitimin si qëllim të vetëm dhe absolut të R. të ekonomisë.
(As. K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Rentabiliteti I Ekonomisë Kombëtare
[cite]