REPARTI I INSPEKTIMIT DHE SHPËTIMIT TË MINIERAVE


REPARTI I INSPEKTIMIT DHE SHPËTIMIT TË MINIERAVE
✤ (RISHM). Institucion në varësi të Ministrisë së Industrisë dhe të Minierave, i specializuar për kontrollin, parandalimin dhe përballimin e ngjarjeve të jashtëzakonshme në miniera. U ngrit më 1961. Detyra themelore e RISHM është kontrolli sistematik i të gjitha minierave për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik dhe ndihma e menjëhershme në raste shembjesh masive, shpërthimesh të ujit ose të gazit në miniera etj. Mbikëqyr gatishmërinë e grupeve të shpëtimit të ngritura pranë çdo miniere dhe organizon kualifikimin e tyre. Në raste të veçanta RISHM u vjen në ndihmë edhe sektorëve të tjerë të ekonomisë për përballimin e ngjarjeve të jashtëzakonshme.

(H. Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Reparti I Inspektimit Dhe Shpëtimit Të Minierave


[cite]