REPISHTI


REPISHTI
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës, në VL të luginës së Rrjollit. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Grizhë (shih). Banorët e parë kanë ardhur nga Berisha e Tropojës dhe lagja Hasaj e Hotit afro 400-500 vjet më parë. Fshati ka tradita patriotike. Banorët mbështetën Luftën ANÇ duke strehuar partizanët e kuadro partie. Këshilli NÇ u ngrit më 1944. Më 1964 u ngrit koop. bujqësore. Përfshihet në koop. e bashkuar «Partizani». Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, patates dhe rritja e bagëtive të imëta. R. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Repishti


[cite]