REPARTI
✤ Hallkë kryesore prodhuese dhe administrative e ndërmarrjes industriale, ku përgatiten produkte të gatshme, kryhen faza të veçanta të proceseve teknologjike ose kryhen shërbime me karakter industrial për të siguruar zhvillimin normal të vetë procesit të prodhimit në ndërmarrje. R. në përputhje me proceset e prodhimit, ndahen në R. kryesore, ku prodhohen produkte të gatshme sipas profilit të ndërmarrjes dhe R. ndihmëse, ku kryhen procese shërbimi e prodhimi për të siguruar nxjerrjen e produkteve të gatshme.

(I.G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Reparti


[cite]