RETINA

Membrana e brendshme e bulbit është e formuar nga një shtrirje e nervit të të parit, që është përqendruar më tepër në fundin e syrit, në zonën që ndodhët kundrejt kristalinit. Kjo shtrirje e nervit të të parit quhet retinë.

Retina është e formuar nga dhjetë shtresa shumë-shumë të imëta të vendosura mbi njëra-tjetrën, ndër të cilat më të rëndësishme janë shtresat, e quajtura, e shkopinjve dhe e koneve. Shtresa e shkopinjve shfaqet më shumë në anët e retinës, ndërsa ajo e koneve në qendrën e saj. Po të vrojtojmë fundin e syrit me mjete të posaçme, do të vëmë re në qendrën e retinës një njollë, që është quajtur njolla e verdhë. Nëse shëmbëlltyra e objektit na bie në njollën e verdhë të retinës, vetëm në këtë rast ai duket qartë. Në të kundërt, nëse përfytyrimi i objekteve formohet më përpara ose më prapa ose në anët e njollës së verdhë, ne i shikojmë objekttet turbull, jo qartë.

Trupi — Ynë

[cite]