REVOLUCIONI IDEOLOGJIK
✤ Pjesë përbërëse e revolucionit socialist që synon të shndërrojë nxarksizëm-leninizmin nga ideologji sunduese në ideologji të vetme të shoqërisë socialiste. Duke sbuluar thelbin e R. I. si dhe rrugët e zhvillimit të tij, shoku Enver Hoxha ka vënë në dukje se ai është një luftë e ashpër kundër të gjitha mbeturinave të ideologjisë dhe të psikologjisë së vjetër patriarkale, mikroborgjeze e borgjeze, kundër të gjitha ndikimeve dhe presioneve të ideologjisë së sotme borgjezo-revizioniste; është një përmbysje rrënjësore në konceptet, zakonet, sjelljet dhe në qëndrimet e njerëzve në punë, në familje, ne shoqëri; ai është afirmimi i ideologjisë dhe i psikologjisë proletare. R. I. ka për qëllim të çojë vazhdimisht përpara revolucionin socialist, të sigurojë fitoren e plotë dhe përfundimtare të rrugës socialiste mbi rrugën kapitaliste, duke edukuar dhe kalitur njeriun e ri me botëkuptimin marksist-leninist dhe ndërgjegje socialiste. Në RPS të Shqipërisë R. I. filloi kur nisi, nën udhëheqjen e PPSH, revolucioni politik (qysh në periudhën e Luftës ANÇ). Me vendosjen e diktaturës së proletariatit ai mori një zhvillim shumë të gjerë dhe u thellua e u zgjerua më tej me thellimin e zgjerimin e ndërtimit socialist. R. I. është karakterizuar nga ngritja në një shkallë më të lartë e rolit shndërrues të ideve revolucionare marksiste-leniniste në gjithë jetën e vendit, nga forcimi i qëndrimit socialist ndaj punës dhe pronës socialiste, nga revolucionarizimi i gjithanshëm i jetës, nga thellimi i luftës klasore në të gjitha fushat. Lëvizjet e mëdha revolucionare që shpërthyen në vendin tonë për të vënë gjithkund interesin e përgjithshëm mbi interesin vetiak, kundër fesë e zakoneve prapanike, për çlirimin e plotë të gruas, për revolucionarizimin e mëtejshëm të shkollës, të letërsisë e arteve, të gjithë jetës së vendit, janë rrjedhim i drejtpërdrejtë i zhvillimit të pandërprerë dhe i theilimit të vazhdueshëm të R. I. Në stadin e tanishëm të ndërtimit të plotë të shoqërisë socialiste, R. I. zhvillohet pa ndërprerje në gjerësi e thellësi nëpërmjet përsosjes së punës edukative për përvetësimin e marksizëm-leninizmit dhe të mësimeve të PPSH e të shokut Enver Hoxha nga masat punonjëse, theIlimit të luftës klasore në të gjitha frontet e veçanërisht në frontin ideologjik kundër liberalizmit e burokratizmit, ndikimeve të ideologjisë borgjeze-revizioniste dhe shfaqjeve të huaja në ndërgjegjen e njerëzve, nëpërmjet kalitjes së vazhdueshme revolucionare të punonjësve në luftë për zbatimin e detyrave të mëdha të ndërtimit soeialist dhe të mbrojtjes së vendit.
R. I. zhvillohet në unitet e në lidhje të ngushtë me revolucionin kulturor (shih). Ideologjia marksiste-leniniste i jep kulturës një përmbajtje krejt të re dhe ndihman lulëzimin e saj, ashtu si kultura e re bëhet një armë e fuqishme për edukimin ideologjik e revolucionar të masave punonjëse.
(P. Pa.-M. Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Revolucioni Ideologjik
[cite]