RIGONI
✤ (Origanum vulgare L.), Bimë barishtore shumëvjeçare spontane e familjes buzore (Lahiatae) me kërcell të kuqërremtë e të drunjëzuar të lartë deri në 90 cm, me gjethe vezake pak a shumë të plota me pika gjëndrore, me lule të vogla të bardha ose të purpurta, të ven•dosura në kallithë, që formojnë vastak ose melth, lulëzojnë nga qershori deri në gusht, zakonisht në shtator lidh farë. R. ndeshet pothuajse në të gjithë Evropën, në Shqipëri rritet në vende barishtore, në shkorreta të zonës së makjes e të dushkut, aty-këtu shkon deri pranë zonave të ahut. Shumëzohet kryesisht me mënyrën vegjetative. Bima përmban vaj esencial (0.7-1.1%) lëndë regjëse, lëndë të hidhura, gjethet kanë vitaminë C, ndërsa fara përmban rreth 29% vaj. R. përdoret në kuzhinë si erëz, si dhe në mjekësi, për të nxitur djersitjen gjatë gripit dhe si çaj (në Shqipërinë e V). Është një nga bimët mjaltëse më të mira, lulet përdoren për të ngjyrosur leshin në të kuq-rozë. Kafshët në për.gjithësi nuk e hanë.

(J.V.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rigoni


[cite]