RILINDJA KOMBËTARE


RILINDJA KOMBËTARE
✤ Lëvizje e gjërë popullore, me përmbajtje ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore që synonte çlirimin e atdheut nga sundimi i huaj, hashkimin e trojeve shqiptare në një shtet kombëtar, vendosjen e rendit borgjez dhe zhvillimin e arsimit e të kulfurës kombëtare. Filloi në vitet 30-40 të shek. XIX dhe u kurorëzua më 1912, me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

R. K. u zhvillua mbi bazën e përforcimit të lidhjeve ekonomike midis krahinave të ndryshme. Formimi i bashkësisë ekonomike theksoi prirjet konvergjente në gjuhë për afrimin e të folmeve krahinore dhe shkrirjen e tyre në gjuhën letrare, krijoi kushtet për shtrirje të gjerë mbarëshqiptare të elementeve të rëndësishme të kulturës popullore, për lindjen e zhvillimin e ideologjisë e të kulturës së re komhëtare. Këto procese forcuan ndjënjën e bashkësisë së interesave të të gjithë shqiptarëve kundrejt sundimtarëve të huaj dhe ndihmuan në kapërcimin e prirjeve të lokalizmit dhe separatizmit patriarkal e feudal.

R. K. shënonte një etapë më të lartë në krahasim me lëvizjet e mëparshme çlirimtare kundër sundimit osman. Nga lëvizjet e veçuara e pa lidhje midis tyre u kalua dora-dorës në një lëvizje të përgjithshme, nga kuvendet e besëlidhjet krahinore e ndërkrahinore si organizma drejtuese të lëvizjes, në organizata udhëheqëse mbarëshqiptare (Lidhja Shqiptare e Prizren.it, Lidhja Shqiptare e Pejës shih). komitetet kombëtare në fazën e fundit të lëvizjes). Në krye të lëvizjes, forcën kryesore të së cilës e përbënin fshatarëeia dhe vegjëlia qytetare u vunë elementët më të përparuar e revolucionarë të dalë kryesisht nga radhët e borgjezisë së mesme tregtare e zejtare dhe të fshatarësisë. Në etapën e fundit, me lëvizjen u bashkuan edhe rrethe të caktuara bej-

lerësh çifligarë e reshperë. Përfaqësuesit e borgjezisë kombëtare dolën me një program që përfshinte gjithë kombin dhe jo pjesë të veçuara të tij, që frymëzohej nga idetë e reja të cilat karaktenzonin gjithë lëvizjet kombëtare demokratike të shek. XIX. pjesë e pandarë e të cilave ishte dhe R. K. Shqiptare.

Programi poiitik kombëtar nuk lindi menj_ëherë në formën e tij të plotë. Idetë dhe kërkesat e para të viteve 30-të të shek. XIX për administrimin e vendit nga ana e shqiptarëve u pasuruan me ato iluministe për shkollën e gjuhën shqipe dhe, në përgjithësi, për kulturën kombëtare, si edhe me kërkesa për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit. Me rritjen e lëvizjes kombëtare në vitet 70-të të shek. XIX këto ide e kërkesa u formuluan në fillim nga Lidhja e Prizrenit e më vonë nga organizatat e tjera mbarëshqiptare në një program kombëtar për sigurimin e autonomisë territoriale-administrative si etapë për të kaluar, me t’u krijuar kushtet e favorshme, në pavarësinë e Shqipërisë.

R. K. u zhvillua me penë dhe me pushkë. Ajo nxori mendimtarë e shkrimtarë të shquar iluministë si N. Veqilharxhi, Z. Jubani, K. Kristoforidhi, N. Frashëri, J. Vreto, S. Frashëri, L. Gurakuqi. Ata botuan traktate politike, vepra letrare e tekste shkollore për ngritjen e ndërgjegjes politike kombëtare të popullit, arsimimin dhe formimin kulturor të tij. R. K. nxori edhe udhëheqës të shquar politikë dhe ushtarakë, si: A. Frashërin, Y. Prizrenin, S. Vokshin, H. Zekën, I. Qemalin, I. Boletinin, Ç. Topullin, M. Gramenon, etj., të cilët udhëhoqën organizma politike dhe njësi të armatosura të lëvizjes për çlirimin komhëtar.

R. K. është zhvilluar në disa faza: faza e parë (vitet 30-70-të me kryengritjet popullore kundër reformave centralizuese të Portës së Lartë; e dyta (1878-1881) me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit; e treta (1881-1908) me zbaticën e përkohshme të lëvizjes së armatosur, rritjen e lëvizjes në fushën ideologjike e shoqërore dhe formimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës e të komiteteve «Për lirinë e Shqipërisë»; e katërta (1908-1912) me ngritjen e vrullshme të lëvizjes politiko-kulturore. zhvillimin e kryengritjeve të mëdha antiosmane dhe Shpalljen e Pavarësisë që kurorëzoi veprën e saj. R. K. u detyrua ta drejtojë tehun e luftës së saj në disa fronte njëherësh: kundër zgjedhës osmane, rrezikut të ekspansionit imperialist të Fuqive të Mëdha, si edhe kundër rrezikut të copëtimit të trojeve shqiptare nga ana e monarkive ballkanike fqinje. Ajo u shndërrua kështu në një lëvizje demokratike për çlirim e bashkim kombëtar me karakter antiosman, antiimperialist dhe antishovinist. Tipari i saj themelor sikurse e ka përcaktuar sh. Enver Hoxha ishte: «…dalja nga errësira mesjetare-feudale. imperialiste, në dritë, në kryengritje, në luftë për liri, pavarësi, demokraci, për dritë dhe arsim» (Vepra, vëll. 37, T. 1983, f. 321).

(S. Po.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rilindja Kombëtare


[cite]