RIPRODHIMI I ZGJERUAR SOCIALIST


RIPRODHIMI I ZGJERUAR SOCIALIST
✤ Proces i përtëritjes së pandërprerë e në mënyrë të zgjeruar të fuqisë punëtore, të të mirave materiale ahe të marrëdhënieve në prodhim në shoqërinë socialiste. I tërë ky proces rregullohet e drejtohet me plan e në mënyrë të centralizuar nga shteti. Roli vendimtar në këtë proces i takon prodhimit. R. i Z. S. ndryshon rrënjësisht nga riprodhimi i zgjeruar kapitalist; ai nuk njeh kriza dhe nuk ka karakter ciklik, zhvillohet në mënyrë të pandërprerë dhe në përmasa të zgjeruara.

Teoria shkencore e R. të Z. S. është krijuar nga K. Marksi dhe është zhvilluar nga V. I. Lenini e J. V. Stalini në luftë me pikëpamjet borgjeze, reformiste e revizioniste. PPSH dhe shoku Enver Hoxha kanë mbrojtur e zbatuar në mënyrë krijuese mësimet e marksizëm-leninizmit në fushën e R. të Z. S. Politika e drejtë ekonomike e PPSH ka siguruar një zhvillim të pandërprerë të prodhimit sociaiist në vlerë e në natyrë, në përmasa përherë e më të mëdha e me ritme të shpejta, rritjen me përparësi të Grupit «A» (prodhimit të mjeteve të prodhimit) në krahasim me Grupin «B» (prodhimi i mallrave të konsumit), të produktit për shoqërinë në krahasim me produktin për vete, të rendimentit të. punës shoqërore në krahasim me pagën dhe të ardhurat e kooperativistëve, të akumulimit në krahasim me konsumin. Si rezultat i kësaj politike produkti i përgjithshëm shoqëror më 1983 u rrit4,2herë kundrejt 1960, ndërsa pesha specifike e Grupit «A» nga 49,1% që ishte më 1960, arriti në 64.2% më 1984, Në pesëvjeçarin e 7-të afro gjysma e shtesës së produktit shoqëror dhe të ardhurave kombëtare është parashikuar të sigurohet nga rritja e rendimentit dhe e frytshmërisë së punës. (L. Da.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Riprodhimi I Zgjeruar Socialist


[cite]