RONSAR PJER
✤ (Pierre Ronsard, 1524-1585). Poeti më i shquar i Francës në shekullin e tij dhe kreu i grupit letrar të njohur me emrin «Plejada». I ndikuar thellë nga rryma humaniste e kohës u dallua si lirik, mjeshtër i odës, tingëllimës, baladës etj. Mik i historianit të Skënder— beut Zhak de Lavarden (Jacques de Lavardin),, P. R. shkroi një tingëllimë ku ngre lart heroin tonë kombëtar. Vjershën e botoi Lavaraeni si peng nderimi në librin e tij( bot. 1,1576). (Dh. Sh,)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ronsar Pjer
[cite]