RRAGAMI
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës (L). Bëa pjesë në fshatin e bashkuar Guri i Zi (shih). M, Barleti në librin e tij «Historia e Skënderbeut» e përmend kalimthi fshatin. Ka filluar të popullohet nga fundi i shek. XIX me banorë të ardhur nga fshatra të tjera si Karma, Mjeda, Sheldia. Në kodrat e Lodertunës (VP) ndodhen varret e ushtarëve malazezë të vrarë më 1812 gjatë rrethimit të Shkodrës. Banorët kanë dhënë ndihmesë në Luftën ANÇ. Kolektivizimi i bujqësisë u bë në 1967. Përfshihet në koop. e baafakuar të Gurit të Zi. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i duhanit e qepujkës. Kultivohen frutat, sidomos kumbulla dhe rriten fcagëtitë e imëta. Rr. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare a komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rragami


[cite]