RRANZA
✤ Fshat i rrethit të Shkodrës (J) në zo~ nën e Nënshkodrës. Qendër e fshatit të bashkuar NB «Bushat», që përfshin edhe Fshatin e Ri (shih), popullsia gjithsej 2570 hanorë. Familjet e para janë ngulur këtu rreth vitit 1740. Gërmimet arkeologjike në kodrat përreth dëshmojnë se kë~ neta e kësaj zone ka qenë një qytezë e vogël. Banorët kanë marrë pjesë në luftën ANÇ. Këshilli NÇ u formua më 1943. Koop. bujqësore u krijua më 1956, sot bën pjesë në NB «Bushat» që është ngritur më 1959. Drejtimi kryesor i ekonomisë është blegtoria, Rr. ka shkollë 8-vjeçare, muze, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rranza


[cite]