RRASHBULLI
✤ Fshat në rrethin e Durrësit (L), në rrëzë të kodrave të Rrashbullit, pranë rrugës Tiranë-Durrës. Popullsia 1600. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Arapaj, Bozanxhi, Manskuri, Rromanat, Shkallnuer, Vrinas. Njihet si vendbanim që nëi lashtësi. Në shek. I e.r. përmendet lidhur me luftimet ndërmjet Jul Cezarit e Pompeut. Pranë Rr. kalonte ujësjellësi antik i Dyrrahut. Më 1914 janë zhvilluar luftime midis fshatarëve kryengritës të Shqipërisë së Mesme dhe mereenarëve të Esat pashë Toptanit. Një pjesë e popullsisë janë të mërguar, kosovarë të ardhur më 1932-1934. Këshilli NÇ u ngrit në qershor 1943. U çlirua më 14.11.1944. Rr. është qendër e koop. sëbashkuar, Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës dhe të perimeve. Është e zhvilluar rritja e gjedhit. Rr. ka shkollë 8-vjeçare, muzeun, vatër kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e shërbimesh komunale. I njohur është grupi folklorik kosovar i Rr. Në kodrën e Rr. është kantina e verës më e madhja e vendit dhe një pikë turistike. Nën kodër kalon tuneli i hekurudhës Durrës-Tiranë. Pranë Rr. është një qendër e eksperimentimit shkencor për mbrojtjen e bimëve.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Rrashbulli
[cite]