RRASA
✤ Fshat në rrethin e Elbasanit, në pllajën e Dumresë. Qendër e fshatit të bashkuar
që përfshin Rrasën e Sipërme e atë të Poshtme. Dëshmohet si vendbanim që në shek. XIII, në shek. XIX janë vendosur banorë të tjerë nga krahinat e rrethit. Fshati përmendet për qëndresën ndaj pushtuesve osmanë e serbë. Banorët kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Këshilli NÇ u ngrit në mars 1943. U çlirua në qershor 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1955 në Rr. e Poshtme dhe më 1957 në Rr. e Sipërme. Në gusht 1959 u krijua koop. e bashkuar «8 Nëntori». Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, duhanit dhe rritja e lopëve. Rr. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Rrasa