RRETHI
✤ Njësia e sotme tokësore administrative më e madhe e RPSSH. Rr. përbëhet prej një numri fshatrash, fshatrash të bashkuara, qytetesh dhe lagjesh të qyteteve. Çdo rreth ka këshillin popullor të tij dhe komitetin ekzekutiv të përbërë nga 9-15 anëtarë. Në RPSSH ka gjithsej 26 rrethe administrative.

(Z. B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rrethi


[cite]