RRETHI I TEPELENES
✤ Shtrihet në Shqipërinë J, në Krahinën Mal’ore Jugore. Sipërfaqja 817 knr. Popullsia 46 100 banorë. Përfshin: 2 qytete, Tepelena qendër e rrethit dhe Memaliaj, 66 fshatra të grupuara në 13 fshatra të bashkuara. Dendësia mesatare 56,4 banorë/km2, popullsia në qytet 24.3%, në fshat 75.7%. Rritja natyrore 2,1%.
Mbizotëron relievi malor e kodrinor. Lartësia mesatare 732 m. Zona më e lartë Kurveleshi i Sipërm, ku është pika më e lartë, maja e Këndrevieës (2122), një ndër majat më të larta të krahinës. Vendet e ulëta shtrihen gjatë luginës së mesme të Vjosës. Luginat kryesore: e Vjosës (rrjedha e mesme), e Drinos (rrjedha e poshtme), e Bënçës dhe e Luftinjës. Lumenjtë: Vjosa, Drinos, Bënça, përroi i Luftinjës, i Krahësit, i Selckës, i Komarit etj. Klima është mesdhetare, koarinore e malore. Temp. mesatare vjetore 15.3°, mesatarja e muajve më të ftohtë 6° dhe më të ngrohtë 24.8°. Temp. absolute më e ulët —10.5°, më e larta 41°. Sasia mesatare vjetore e reshjeve 1426 mm; pjesa më e madhe në stinën e dimrit. Era lokale karakteristike: e Tepelenës (e fortë dhe e ftohtë sidomos në dimër). Pasuritë minerale: qymyrguri dhe fosforitet (në Gusmar). Tokat bujqësore janë kryesisht të hirta kafe malore dhe livadhore 69%. Pyjet dhe shkurret zënë 25% të sipërfaqes së rrethit, kullotat 15%. Ka rezervat gjuetie për kaprollin, derrin, thëllëzën etj. Burimet nëntokësore kryesore: Uji i ftohtë i Tepelenës (Luzat), burimet e Bënçës, Lekëlit e Progonatit etj.
Rr. i T. është rreth bujqësor-industrial i zhviZuar. Industria jep 59.2% të prodhimit të përg; idishëm industrial e hujqësor, është zhvilluar me vrull në vitet e pushtetit popullor. Gjatë pesë vjeçarëve janë ndërtuar disa vepra industriale. iCë 1983 prodhimi është rritur 5.2 herë kundrejt ^.1960. Dega kryesore e ind. është ajo e nxjerrjes së qymyrgurit që jep mhi 36% të prodhimit të rergjithshëm të qymyrgurit të Republikës dhe f5% të prodhimit të përgjithshëm industrial të rrethit. Zhvillim ka marrë ind. e nxjerrjes dhe e miellëzimit të fosforiteve (Memaliaj), ind. meianike. Ka park automjetesh (Memaliaj), ind. të materialeve të ndërtimit, ind. druri e ushqimore.
Bujqësia jep 40.8% të prodhimit të përgjithrham industrial e bujqësor. Ka 12 koop. të bashkuara, 1 NB. Kolektivizimi i bujqësisë filloi më 1448, përfundoi më 1959. Sipërfaqja e punueshme zs 16.4% të sipërfaqes, nga e cila 87.5% e zënë rimët e arave, 8.3% frutikultura, 4.2% ullishtet. Para Çlirimit ujiteshin fare pak toka, ndërsa sot ujitet 38.4% të tokës së punueshme, ka 14 ujëribledhës dhe elektropompa (Izvor, Lulëzim, Vas;ar, Dukaj, Rozeç etj). Janë të mekanizuara 75% e plugimeve, 15% e prashitjeve dhe 38% e korr;eve dhe shirjeve. Kulturat kryesore: gruri (27.2% rë sipërfaqes), misri (12.7%). Më 1938 rendimenti mesatar ishte 5.5 kv/ha grurë dhe 11.5 kv/ha mi5ër. Sot është 22 kv/ha. grurë. Rr. i T. përmendet ~ër prodhimin e patateve, frutikulturën, për progtimin e ullinjve etj. Në blegtori mbizotërojnë dhentë, rriten edhe dhitë e lopët. Ka komplekse për rritjen e shpendëve si dhe bletari të zhvilluar. Pmugët kryesore: Tepelenë-Tiranë, Tepelenë-Vlorë, Tepelenë-Gjirokastër, Tepelenë-Përmet etj. Ka rrjet të gjerë të shërbimit tregtar e komunal.
Në Rr. e T. përfshihen pjesë nga krahinat etnografike: Kurveleshi, Lopësi, Rrëza, Buzi, Krahësi etj. Rrethi ka tradita për punimin e drurit, velenxave, qilimave, sixhadeve, shajakut. Burrat në zonat malore mbanin kostum shajaku me tirq, për gratë kostumi ka zbukurime e qëndisje ari. Vallet janë burrërore, shoqëruar me këngë polifonike labe.
Para Çlirimit në Rr. e T. kishte vetëm 13 shkolla fillore. Sot ka 11 shkolla të mesme, 74 shkolla 8-vjeçare, 59 kopshte. Ka 35 muze fshatrash, 4 shtëpi muze dhe muzeun historik të rrethit, 118 biblioteka. Zhvillojnë veprimtari 13 shtëpi kulture, 46 vatra kulture, 2 kinema, I kinoklub. Ka 22 grupe teatrale (14 në fshat), 48 grupe estradash, 14 ansamble artistike, 186 grupe folklorike. Më 1938 kishte një mjek dhe një farmaci. Sot ka 6 spitale, 40 shtëpi lindjeje, 76 ambulanca, 16 klinika dentare, 9 farmaci, 1 laborator bakteriologjik. Në Ujin e Ftohtë është një pikë tufistike, ka rezervatë gjuetie (Bënçë, Salari).
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Rrethi I Tepelenes