RRITJA E EMBRIONIT

Zhvillimi i embrionit ndodh me një Shpejtësi të habitshme Mjafton të mendojmë se ai, brenda nëntë muajve u shtatzënësisë, e rrit madhësinë e tij 3000 herë. Ndërsa për 16 vjet, nga lindja e deri në këtë moshë, gjatësia e trupit rritet vetëm 3 herë. Pas kësaj moshe trupi i njeriut pëson pak ndryshime.

Embrioni i merr ushqimet e nevojshme nga gjaku i nënës nëpërmjet mitrës. Enët e gjakut, që bashkojnë embrionin me mitrën, janë të vendosura në një kordon. në formën e një zorre, që quhet litari i kërthizës. Kur lind fëmija, ky litar pritet, lidhet dhe formon një shenjë në mesin e barkut — kërthizën.

Kur fëmija lind, peshon rreth 3 kilogramë dhe është i gjatë afro 45 cm. Në javën e tretë pas fekondimit, në embrionin që po fillon të formohet e të marrë trajtë, fillon e përcaktohet qartë zemra dhe pas disa ditësh shpërthejnë nga anët e tij fillimet e gjymtyrëve. Dhe me radhë nisin të formohen sytë dhe, pas pak kohe, edhe veshët. Nga fundi i javës së shtatë embrioni është bërë 100 herë më i madh. Në fundin e muajit të dytë ,të shtatzënësisë, embrioni merr trajtat e para njerëzore: dallohet mirë koka si dhe qepallat, buzët, hunda dhe veshët, ndërsa fillimet e gjymtyrëve kanë marrë trajtën e duarve dhe të këmbëve. Në muajin e tretë dhe të katërt madhësia e embrionit dyfishohet. Rrahja e zemrës, që ka filluar qysh në javën e katërt, tani dallohet mirë; nisin të funksionojnë edhe muskujt. Organet që formohen më vonë janë organet e frymëmarrjes dhe ato të aparatit tretës: edhe pas muajit të gjashtë të shtatzënësisë ato nuk janë në gjendje të funksionojnë. Në muajin e pestë është përcaktuar gjinia e tij: do të jetë vajzë ose djalë. Një muaj para se të lindë, pra rreth muajit të tetë, fëmija (tani nuk mund të quhet më embrion), peshon rreth 2 kilogramë dhe e ka trapin të gjatë afro 40 cm. Nëse fëmija do të lindë në këtë kohë, me përkujdesje të veçanta zakonisht/jeton.

Në tre muajt e fundit të shtatzënësisë, fëmija gjithnjë e më shumë zmadhohet dhe forcohet, përpiqet si të thuash të gatitet për të përballuar jetën jashtë organizmit të nënës. Organet gjatë këtyre muajve arrijnë zhvillimin e tyre të plotë. Kur lind, lëkura e fëmijës është rozë dhe e lëmuar, veshët janë formuar plotësisht, thonjtë janë zgjatur deri në buzë të gishtërinjve, eshtrat e kafkës janë forcuar, zëri i tij është i fortë dhe i kumbueshëm. Me një thirrje të fuqishme, ai jep shenjën e gëzueshme se po fillon jeta e tij.

Trupi — Ynë

[cite]